Ish-kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për raportin të ftohur midis kryeministrave Edi Rama dhe homologut te tij kosovar, Albin Kurti.
Ahmeti zbuloi se krisja më e madhe midis Kurtit dhe Ramës ka qenë në 2013, kohë kur Partia Socialiste firmosi koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës. Sipas Ahmetit, asokohe Albin Kurti ka refuzuar të pranojnë takim me Ramen, pasi Vetëvendosja ishte kundër Ilir Metës.
“Në kohën kur unë kam qenë në Vetëvendosje s’e kemi pranuar Ramën në takim. Kjo ka qenë në kohën kur ka hyrë në koalicion me Ilir Metën dhe ne ishim shumë kundër Ilir Metës. Për fat të këtij bashkëpunimi koalicioni ne e ndërpremë takimin dhe nuk e pranuam në takim zotin Rama. Por atëherë nuk pati pasoja se ne ishim parti, ishim lëvizje dhe nuk ishim në qeveri ku këto ftohje-ngrohje të marrëdhënieve. Ky (Kurti) e ngre çështjen në nivel kombëtar, Rama fillon me ato batuta.”, u shpreh Ahmeti.












