Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.
Ndërkohë sot menjëherë pas shkarkimit të Bashës është emëruar drejtori i ri. Postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar e ka marrë Indrit Çobani.
Shkarkimi i Bashës erdhi pas investigimit të emisionit “Piranja”, ku nxorrën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e sotme me vendimin të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet që në vend të tij të vendoset një tjetër drejtor.












