Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet më 1, 2 dhe 3 shtator 2026. ARRSH njofton sot në 31 gusht se kufizimet do të jenë në fuqi gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 05:00.
Ndërhyrja lidhet me vijimin e punimeve për projektin e zgjerimit të Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III. Gjatë kësaj kohe do të kryhet montimi i trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit.
Qarkullimi në drejtim të Durrësit dhe Tiranës do të devijohet përkohësisht në rrugët dytësore. Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, do të devijohen që në nyjën e hyrjes së kryeqytetit.
Ndërkohë, automjetet që udhëtojnë drejt Rinasit, Shkodrës dhe Kosovës do të orientohen përmes mbikalimit Kashar-Thumanë. ARRSH u kërkon drejtuesve të planifikojnë paraprakisht itinerarin dhe të ndjekin sinjalistikën e përkohshme gjatë gjithë kohës së ndërhyrjes.












