Shpërblim për festat e fundivitit nuk do të përfitojnë vetëm pensionistët, por edhe disa kategori sociale. Qeveria Rama miratoi disa ndryshime në buxhetin e vitit 2023, në të cilin do të ketë një rialokim të fondeve për plotësimin e paketës së solidaritetit.
Ervin Mete: “Bonuesi është në të njëjtën masë që iu dha pensionistëve, ndërsa për disa kategori të posacme, siç kanë qenë invalidët e punës përfitues, dyfishohet masa. Paketa përfshin bonuese sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike”.
Qeveria Rama bëri të ditur se parashikohet një shperblim për 1.100 punonjësit e administratës shteterore që u angazhuan në negociatat me BE dhe efektivët e policisë.












