Deputeti i PS-së, Petro Koçi deklaroi mbrëmë se nëse nuk goditen oligarkët në Shqipëri, nuk do ketë drejtësi.
Deputeti Koçi, deklaroi mbrëmë se SPAK-u nuk ka vepruar ndaj oligarkëve e theksoi me bindje absolute se nëse kjo nuk ndodh, s’do ketë drejtësi.
“SPAK ka vepruar ndaj krimit të organizuar por jo ndaj zyrtarëve të lartë, jo ndaj oligarkëve. Mendoj se po nuk u prekën oligarkët prek sa të duash politikanë, nuk ke bërë drejtësi në Shqipëri. Sepse janë çështje që ngatërrohen mes politikanëve dhe oligarkëve. Po them një gjë që e kam bindje absolute, nëse nuk preken edhe oligarkët, në këtë vend nuk bëhet drejtësi” – tha deputeti Koçi në Report TV.












