Elisa Spiropali foli për Sali Berishën dhe kandidimin e tij në zgjedhjet e 11 majit.
Spiropali u shpreh se Shqipëria ia ka dhënë disa herë mundësinë Berishës, por shpesh ka dështuar.
“Berisha është një njeri zyrtarisht nën hetim, është i pandehur për korrupsion dhe ka edhe akuzat e tjera. Dy vula i ka në ballë, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe nga Britania e Madhe. Për të mos thënë që është njeri që është i provuar dhe i stërprovuar në drejtimin e këtij vendi. Nuk është se Shqipëria nuk ja ka dhënë atij njeriu mundësinë. Me premtimet që bëjnë këta detin do ta bëjnë kos, perëndimin e diellit, malet, liqenet do t’i bëjnë pilaf dhe do marrin të gjithë nga një lugë në brez. Pra nuk ka asnjë garanci që këta mund ta çojnë përpara rrugën evropiane të Shqipërisë dhe të vazhdojnë rrugëtimin, sepse nuk është një kontratë e shkruar në gurë“, tha Spiropali në DritareTV












