Pas shortit për Euro 2024 ku Shqipëria “peshkoi” Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon dha komentin e tij te pare.
Legjenda italiane bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup.
“Ndeshja e parë ndaj Shqipërisë është stimulus, mendoj se më e drejta është të mos vendosim “karrocën para kuajve”. Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë. Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”, u shpreh Buffon.












