Në më pak se 12 orë nga hapja e llogarisë në “Go Fund Me“, është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit të njohur, Genci Fuga.
Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, ajo që kërkoi ndihmën e miqve, për shkak se Genci kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte të domosdoshëm një operacion që kushtonte 19 mijë euro.
“Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i bashkeshortes Enit, pas mbështetjes së jashtëzakonshme që Shqiptaret i dhënë familjes se saj dhe luten për shëndetin e Gencit.
1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 42 mijë e 500 euro, ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit.












