Sot luhet ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë, vendimtare për “fatin” e kuqezinjve në Kampionatin Europian.
Misioni duket i vështirë, por jo i pamundur për faktin se tashmë iberikët e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8-tat dhe do të zbresin në fushë me formacionin e dytë. Në disa raste, tifozët shqiptarë u kanë shkruar mesazhe yjeve të Spanjës që të ‘tolerojnë’ Shqipërinë që ajo mund të kualifikohet në fazën tjetër.
Madje, njëri prej tyre i ka shkruar kampionit 16-vjeçar Lamine Yamal.
“Të lutem mos shëno kundër Shqipërisë, do të të ndihmoj me detyrat, faleminderit”, i shkruan tifozi shqiptar yllit adoleshent të Spanjës.












