Wednesday, July 8, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…

by Rilindje
08/07/2026
in EDI RAMA
Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…

Qeveria Shqiptare akordoi një fond prej 4 milionë eurosh për mbarëvajtjen e koncertit të artistit me famë botërore Kanye West, një aktivitet që kryeministri dhe ministrat e kanë konsideruar ndër ngjarjet kulturore dhe artistike më të rëndësishme të viteve të fundit.

Vendimi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e qytetarëve e kanë përshëndetur si një investim në promovimin e vendit, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar përdorimin e fondeve publike për një koncert.

Pas debatit të krijuar, kryeministri Edi Rama reagoi sërish në rrjetet sociale, duke mbrojtur vendimin e qeverisë. Sipas tij, fondi u miratua në minutën e fundit për të shmangur një dështim organizativ që sipas tij, do ta vinte Shqipërinë në pozitë të vështirë përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga afro 80 shtete, të cilët kanë siguruar prej kohësh biletat për koncertin.

Sipas asaj që kreu i qeverisë shkruan ky event pritet të ketë ndikim në ekonominë shqiptare, duke sjellë rreth 100 milionë euro të ardhura për vendin.

“4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Ka paguar qeveria 50 milionë euro për Kanye West? Rama “shuan” dilemat…
EDI RAMA

Ka paguar qeveria 50 milionë euro për Kanye West? Rama “shuan” dilemat…

07/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Kryeministri i çjerr maskën “Zvërnecit”/ Rama nxjerr VIDEO-n e pazakontë të protestës: Së shpejti i pret…

07/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

“Hidhuni përpjetë ju!”/ Edi Rama nuk ndalet: Nëpër botë nuk janë budallenj…

07/07/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

“Po vjen NDRYSHIMI i madh në Shqipëri!”/ Rama jep lajmin e bukur: Mundësi për…

07/07/2026
E FUNDIT/ Rama merr avionin dhe largohet nga Shqipëria, fluturon drejt shtetit tjetër…
EDI RAMA

E FUNDIT/ Rama merr avionin dhe largohet nga Shqipëria, fluturon drejt shtetit tjetër…

07/07/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

“Nuk do ekzistojë më!”/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në Shqipëri…

06/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Çfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës
POLITIKË

“Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk e priste askush nga…

08/07/2026
Pas vendimit të “Kushtetueses”, avokati i Erion Veliajt befason me LËVIZJEN e tij…
AKTUALITET

Pas vendimit të “Kushtetueses”, avokati i Erion Veliajt befason me LËVIZJEN e tij…

08/07/2026
Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…
EDI RAMA

Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…

08/07/2026
Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…
POLITIKË

Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…

08/07/2026
Gjergj Luca merr “goditjen” e rëndë/ E pazakontë çfarë i bëjnë demokratët…
TË TJERA

Gjergj Luca merr “goditjen” e rëndë/ E pazakontë çfarë i bëjnë demokratët…

08/07/2026
Dështon protesta e “Zvërnecit”/ Taulant Balla tallet keq: Ju thashë…
BOTA

Dështon protesta e “Zvërnecit”/ Taulant Balla tallet keq: Ju thashë…

07/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!