Çmimi i paketave të cigareve do të pësojë një tjetër rritje në janar 2025, kjo për shkak të akcizës një taksë që rritet çdo vit.
Kështu, për çdo paketë të blerë në këtë fillimviti shqiptarët do të paguajnë nga 20 deri në 30 lekë më tepër. Nëse një paketë e keni blerë për 250 lekë, tashmë ajo do të kushtojë 270 lekë.
Nga 7,250 lekë për çdo 1,000 fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7,500 lekë. Rritja nuk aplikohet vetëm për duhanin, por edhe produktet alternative apo cigaret elektronike dhe ato me djegie.
Qeveria Rama synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të cigareve të ulë konsumin e duhanpirësve dhe mbrojtur shëndetin.












