Në primein e sotëm (e marte) njëri nga tre të nominuarit, Kiara Luizi apo Bledi, do të largohen nga shtëpia e Big Brother VIP.
Mëngjesin e sotëm, Luizi deklaroi se “nëse ikën Kiara, atëherë asnjëri nga banorët nuk ka për ta bërë gjumin rehat”. Këngëtari u shpreh kështu pasi moderatorja shihet si më e rrezikuara në këtë treshe nominimi ndërsa vazhdimisht Luizi i ka kërkuar fansave të tij që ta mbajnë brenda Kiarën.
Kujtojmë se, këtë treshe në nominim i vendosi Olta, e cila në spektaklin e së shtunës ishte e favorizuara e radhës pasi fitoi lojën me litar, dhe përmes zarfit të kuq ajo kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim dhe zgjodhi këta te tre.