Wednesday, May 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Si do të bëhet votimi nga jashtë shtetit? Ja çfarë parashikon “pakti” PS-PD…

by Rilindje
27/07/2024
in POLITIKË
Gara e 14 majit! Shtohet një tjetër kandidat për Bashkinë e Tiranës, futet ish-deputetja…

PS e drejtuar nga Edi Rama kryeministër dhe PD e drejtuar nga Sali Berisha kanë arritur një konsensus për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke i hapur rrugë votimit të diasporës, por edhe hapjes së një pjesë të listës së deputetëve.

Kush ka të drejtën e votës jashtë? Të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që për arsye banimi, punësimi, studimi, kryerje të detyrave ushtarake apo arsye shëndetësore ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve.

Kush e realizon regjistrimin e zgjedhësve që votojnë jashtë? E realizon KQZ e cila përcakton me akte normative afatet kohore për listën e zgjedhësve dhe votimin e zgjedhësve me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas të njëjtave kritere dhe procedura që zbatohen për zgjedhjet e zakonshme. Procesi i hartimit të listës re zgjedhësve fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 60 ditë para kësaj date. Hapja e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve njoftohet publikisht nga KQZ.

Çfarë duhet të bëj unë si votues nga jashtë që të kem të drejtën e votës? KQZ do të krijojë një platformë elektronike për regjistrimin e kërkesave të zgjedhësve që dëshirojnë të votojnë nga jashtë. Platforma elektronike do të mirëmbahet dhe përditësohet po nga KQZ. Në momentin kur KQZ hap procesin e regjistrimit, zgjedhësi aplikon në mënyrë individuale për regjistrimin në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Lista është e vetme në nivel zone zgjedhore dhe përmban listën e shtetasve shqiptare që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit dhe që janë të rregjistruar në Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.

Cfarë dokumentesh duhet të kem për tu regjistruar? Zgjedhësi për rregjistrim në listë paraqet dokumentacion që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë lista e detajuar e dokumentacionit që kërkohet për rregjistrimin e zgjedhësve që votojnë jashtë përcaktohet me vendim të KQZ. Zgjedhësi do të paraqesë me dokument në KQZ adresën ku banon. KQZ do bëjë verifikimin në Regjistin kombëtar të Gjëndjes Civile. Nëse ato janë të njëjta regjistrimi i adresës të shtetasit që voton jashtë territorit bëhet në një rubrikë të vecantë në këtë regjistër.

NGA KATEGORIA

Shqipëria në “ankth” për raportin në BE, çfarë po vendos Brukseli?!
POLITIKË

Shqipëria në “ankth” për raportin në BE, çfarë po vendos Brukseli?!

20/05/2026
Ilir Meta i dërgon LETËR Brahos të SPAK: Mos bëni…
POLITIKË

Ilir Meta i dërgon LETËR Brahos të SPAK: Mos bëni…

18/05/2026
Mesazh për Ramën? Braçe publikon video me sopatë në dorë: Njerëzit po vuajnë…
POLITIKË

Mesazh për Ramën? Braçe publikon video me sopatë në dorë: Njerëzit po vuajnë…

17/05/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
POLITIKË

Kryeministri Edi Rama flet me fakte: Shqipëria, vendi i parë në rajon që…

17/05/2026
Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin kryesor kombëtar…
POLITIKË

Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin kryesor kombëtar…

16/05/2026
Babai i ministres ndërroi jetë, Erion Braçe i bën thirrje Policisë: Korsitë e biçikletave po…
POLITIKË

Babai i ministres ndërroi jetë, Erion Braçe i bën thirrje Policisë: Korsitë e biçikletave po…

16/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
EDI RAMA

Qeveria i jep fund! Ligj i ri për bizneset: Nëse brenda 30 ditëve, shteti nuk iu paguan…

20/05/2026
“Edi kundër Edit”/ Rama reagon ndaj gazetarit për marrëveshjen me Italinë: Ishte mashtrues…
EDI RAMA

“Shqipëria, ka ndryshuar shumë!”/ Rama tregon nga larg çfarë po ndodh me vendin…

20/05/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
EDI RAMA

Sytë nga Putini për anëtarësimin? Rama kritikon zvarritjen e BE…

20/05/2026
Votohet për kreun e ri të Dhomës së Avokatëve. Në garë 8 kandidatë, EMRAT dhe favoritët
AKTUALITET

Votohet për kreun e ri të Dhomës së Avokatëve. Në garë 8 kandidatë, EMRAT dhe favoritët

20/05/2026
Shqipëria në “ankth” për raportin në BE, çfarë po vendos Brukseli?!
POLITIKË

Shqipëria në “ankth” për raportin në BE, çfarë po vendos Brukseli?!

20/05/2026
“Me shpejtësi 120 km/h”. Po vjen treni modern Tiranë-Durrës, përfundon në vitin…
AKTUALITET

“Me shpejtësi 120 km/h”. Po vjen treni modern Tiranë-Durrës, përfundon në vitin…

20/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!