Sipas sondazheve të bëra “Euronews Albania”, shumica e qytetarëve shqiptarë rreth 42.9 % kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë dhe negativ (68.1 %) për punën e opozitës.
Ajo që vihet re është se ata që përbëjnë shumicën e atyre që vlerësojnë punën e qeverisë kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhje (79% e atyre që kanë votuar Partinë Socialiste kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë) dhe e kundërta 73% e atyre që kanë votuar opozitën kanë vlerësim negativ për punën e qeverisë.
Nga ana tjetër 85 % e atyre që kanë votuar Partinë Socialiste kanë vlerësim negativ për opozitën dhe 21 % e atyre që kanë votuar PD dhe aleatët kanë vlerësim pozitiv për opozitën.
Ajo që është interesante është fakti se 76% e atyre që nuk e identifikojnë votën (elektorati gri) vlerësojnë negativisht punën e opozitës.












