Kjo fundjavë do të sjellë freskim të motit pasi parashikohen që temperaturat të bien me 5-6 gradë Celcius.
Sinoptikanët parashikojnë që dy javët e dyta të Gushtit të jenë të favorshme për plazh, një lajm i mirë për të gjithë pushuesit ku temperatura do të jenë jo më të larta se 35 gradë Celcius.
Hakil Osmani: “Fundjava do të pësojë një kthesë të situatës pasi temperaturat do të bien. Parashikohet që fundjava të sjellë tërheqje të valës së të nxehtit duke bërë që të kemi dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut në disa zona. Por më të fokusuara mbeten në gjysmën lindore të territorit shqiptar duke bërë të krijohen dhe mundësira për reshje shiu, herë pas here pritet të jenë dhe në formën e rebesheve“












