Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjn.
“Një vendim për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë“, kështu e ka argumentuar Blerina Balla dorëheqjen e saj nga drejtimi i përkohshëm i Bashkisë së Himarës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Blerina Bala u emërua më 29 Mars si kryebashkiake e komanduar me 15 vota pro nga 21 anëtarë të Këshillit Bashkiak, pasi kryebashkiakui zgjedhur Fredi Beleri dhe ai në detyrë Jorgo Goro janë në burg. Ajo ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në Bashkinë e Himarës.
Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar bashkie.












