Flamur Noka u përball me zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga te kryqëzimi i rrugës së Elbasanit, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD printe grupin e protestuesve që bllokuan qarkullimin.
Në një video nga A2 CNN, dëgjohet Noka që i thotë Bizhgës se ai i shërben bandave të krimit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se për 34 vite i ka shërbyer vetëm shtetit shqiptar, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet.
Noka: Unë ty personalisht do të të shtyp në çdo aspekt!
Bizhga: Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë vet.
Noka: Ti i shërben bandave dhe jo pushtetit. Ti i shërben krimit. Ti nuk ke lidhje me fytyrën e këtyre policave. Ti je pasqyrë e një krimi. Ti je pasqyrë e horrave, s’je polic ti.
Bizhga: E ke gabim ti! KETU SHIKO VIDEO-n:












