Më 24 mars, në orën 09:30, do të zhvillohet intervistimi i aplikantëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit. Pas verifikimit paraprak, dy gratë u skualifikuan nga gara, ndërsa tashmë në garë për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë emra të njohur të uniformave blu dhe me karriera të gjata në Polici.
Procesi i intervistimit pritet të përcaktojë kandidatin që do të marrë drejtimin e institucionit.
● Lista e 14 kandidatëve:
》Afrim Tafa
》Alfred Çepe
》Arjanit Arapi
》Ejona Gurbardhi
》Elidon Çela
》Gentian Berberi
》Gentjan Shehaj
》Idajet Faskaj
》Lorenc Panganika
》Neritan Nallbati
》Pëllumb Seferi
》Rebani Jaupi
》Saimir Boshnjaku
》Skënder Hita
》Suela Sulkaj
》Tonin Vocaj












