Sot në Tiranë do të jetë presidenti turk Tajip Rexhep Erdogan, i cili pritet të përurojë xhaminë e Namazgjasë. Pak përpara se Erdogan të mbërrijë në Tiranë, janë marrë edhe masat e sigurisë për kreun e shtetit turk.
Snajperistë janë vendosur në ndërtesat pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk. Gjithashtu në oborrin e sallës së parlamentit janë vendosur të tjera forca policie si dhe një makinë që përdoret për bllokimin e valëve të telefonave me qëllim shmangien e ndonjë incidenti.
Po ashtu edhe SHISH do të kenë agjentë të shumtë në terren. Në terren nga policia do të jenë edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.