Sali Berisha është shprehur se në protestën para Kryesisë së Kuvendit do të jenë një grup modest, por theksoi se do jenë luftëtarët e parë në rrugë.
Ne diten kur pikerisht Kuvendi vendos per imunitetin e tij, Berisha kujtoi edhe trazirat e vitit 1997.
“Çdo qytetar duhet t’i thërrasë vetes, në rast se nuk do të pajtohet me një diktaturë, të ngrihemi. Sot do të jemi një grup fare modest, por do jemi luftëtarët e parë në rrugë, luftëtarë lirie. Ju rikujtoj shqiptarëve se në vitin 1997, kur armiqtë e egër që erdhën me rebelim komunist në pushtet, menduan se na shfarosën, filluam betejën me 30 vetë në oborrin e selisë sonë dhe i mundëm ata në zgjedhjet parlamentare, të cilat i vodhën. Po kësaj here, jetën e japim, votën nuk e japim. Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar të mendojë për veten, për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e këtij vendi”, tha Berisha.












