Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehu shqetësimin se Spiropali dukej “shumë e egër” dhe madje sugjeroi se duket sikur e kanë rrahur, duke e pyetur nëse kishte ndodhur ndonjë ngjarje që kishte ndikuar në ndryshimin e saj.
“Zonja kryetare, vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, madje dhe në fytyrë jeni shumë e egër, duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse neve jemi deputetë dhe ju kemi juve kryetaren tonë, dhe duhet të të dalim në krah nëse ju ka ndodhur gjë” – tha Spaho.
Në reagimin e saj, Spiropali u përgjigj duke qeshur: “As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë më të tjerët”












