Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK ndaj saj.
Në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, avokati Romeo Kara tha se Kryemadhi po hetohet për ‘pastrim parash’. Sipas tij, SPAK i ka sekuestruar një telefon ndersa paralajmëron se çifti Meta-Kryemadhi së shpejti mund të shpallen “Non Grata” nga SHBA.
“Kryemadhi akuzohet për pastrim parash. Çudi që Meta e Kryemadhi s’po shpallen non grata në SHBA. SPAK ka sekuestruar një telefon. Çështja për Metën dhe Kryemadhin do bëhet serioze, SPAK ka prova“, tha avokati Romeo Kara.












