Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Artan Hoxha dhe Elton Qyno u paraqitën pasi ndaj tyre SPAK ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndërsa në media u raportua se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në banesat e dy gazetarëve.
Sipas informacioneve të “News24” dy gazetarët qëndruan në ambientet e prokurorisë së posaçme për rreth 60 minuta. Ajo që u vu re është se Hoxha dhe Qyno dolën nga dyert e SPAK duke mbajtur disa dosje dhe një çantë që besohet se janë detaje të dosjes gjyqësore.
Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara, i cili është përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen e kësaj çështjeje.












