SPAK-u ka marrë të pandehur ish-bashkëshorten e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas Report TV fletëthirrja për t’u paraqitur që t’i komunikohet akuza në SPAK i është dërguar edhe Albina Mançka.
Ende nuk dihet akuza që do t’i komunikohet, por emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK sa i takon pasurisë tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.












