Prokuroria e Posaçme do te marrë zyrtarisht si të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë (23 Korrik). Erion Veliaj dhe avokatët e kryebashkiakut janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme. Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.
Erion Veliaj u arresua në zyrën e tij më 10 Shkurt dhe po hetohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si edhe 6 biznesmenë.












