Supersfida Shqipëri-Serbi mblodhi në stadiumin Air Albania mbi 20 mijë tifozë, mes tyre personalitete nga arti, politika dhe drejtësia.
Në shkallët e stadiumit, mes tifozëve kuq e zi, u pa Kreu i SPAK, Altin Dumani. Por, përveç tij, nga afër këtë ndeshje e ka ndjekur një tjetër prokuror i SPAK.
Bëhet fjalë për Olsi Dadon, i cili u pa nën shoqërinë e miqve të tij.
Kujtojmë se ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kuaflifikueset e Botërorit 2026 përfundoi në barazim 0-0.












