Friday, July 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Stacioni i trenit kthehet në Tiranë/ Vjen LAJM I MIRË nga ARRSH: Hapet…

by Rilindje
12/05/2026
in AKTUALITET
Stacioni i trenit kthehet në Tiranë/ Vjen LAJM I MIRË nga ARRSH: Hapet…

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë parashikohet të kushtojë 1.5 mld lekë, pa TVSH teksa Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e segementit, si pjesë e linjës Durrës–Tiranë–Rinas.

Projekti parashikon ndërtimin e një segmenti hekurudhor prej rreth 4.2 kilometrash, që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik, pranë kthesës së Kamzës me Stacionin Qendror në kryeqytet.

Linja, e konceptuar me një shinë dhe e dedikuar kryesisht për transport urban dhe interurban, do të përfshijë dy ndalesa ndërmjetëse, ndërsa trenat ndërqytetës do të përfundojnë udhëtimin në terminal dhe nuk do të hyjnë në qendër.

Projekti përfshin ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, si mbikalim mbi Unazën e Madhe, si dhe nënkalime e mbikalime për këmbësorët. Linja hekurudhore ndjek pjesërisht trase ekzistuese dhe më pas integrohet në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke u përshtatur me zhvillimin urban të zonës.

Në segmentet brenda qytetit parashikohet ndarje nga trafiku rrugor, ndërsa në disa zona trenat do të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për arsye sigurie dhe integrimi urban. Në total, ndërhyrja prek mbi 70 mijë metra katrorë tokë dhe rreth 120 objekte, ndërsa synimi kryesor mbetet ulja e trafikut, ndotjes dhe rritja e rolit të transportit publik në kryeqytet.

Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 – mujorin e parë 2027.

NGA KATEGORIA

Gjest fantastik/ Shikoni çfarë bën efektivi ndaj të moshuarit…
AKTUALITET

Gjest fantastik/ Shikoni çfarë bën efektivi ndaj të moshuarit…

02/07/2026
E papritur! Protestuesit dëbojnë Balliun, Kaprin e Muçin: Ik shporru…
AKTUALITET

E papritur! Protestuesit dëbojnë Balliun, Kaprin e Muçin: Ik shporru…

02/07/2026
Agravon situata/ Pas gurëve, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e policisë…
AKTUALITET

Agravon situata/ Pas gurëve, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e policisë…

02/07/2026
Protestuesit bllokojnë Niko Peleshin në Parlament, nuk e lejojnë të dalë, makina e tij…
AKTUALITET

Protestuesit bllokojnë Niko Peleshin në Parlament, nuk e lejojnë të dalë, makina e tij…

02/07/2026
Protestuesja përplaset me deputetin e PS-së/ Shiko momentin kur e qëllon…
AKTUALITET

Protestuesja përplaset me deputetin e PS-së/ Shiko momentin kur e qëllon…

02/07/2026
Largohet Paloka/ Del EMRI fitues! Kush zgjidhet drejtuesja e re e Këshillit Kombëtar të PD
AKTUALITET

Largohet Paloka/ Del EMRI fitues! Kush zgjidhet drejtuesja e re e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

A do japësh dorëheqjen? Rama nga Gjermania tregon VENDIMIN “final”…

02/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

Qytetarët i kërkuan SPAK-ut të hetojë Ramën, kryeministri ironizon: Së shpejti do e…

02/07/2026
Rritje pensionesh dhe bonuse të reja?/ Ja çfarë mund të përfitojnë të moshuarit në shtator…
EDI RAMA

Rritje pensionesh dhe bonuse të reja?/ Ja çfarë mund të përfitojnë të moshuarit në shtator…

02/07/2026
Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…
POLITIKË

Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…

02/07/2026
Gjest fantastik/ Shikoni çfarë bën efektivi ndaj të moshuarit…
AKTUALITET

Gjest fantastik/ Shikoni çfarë bën efektivi ndaj të moshuarit…

02/07/2026
E papritur! Protestuesit dëbojnë Balliun, Kaprin e Muçin: Ik shporru…
AKTUALITET

E papritur! Protestuesit dëbojnë Balliun, Kaprin e Muçin: Ik shporru…

02/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!