Është përkeqësuar situata e motit në vendin tonë.
Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi një stuhi tw fuqishme ciklonare qw po i afrohet brigjeve shqiptare, duke sjellë erë të fortë dhe rrebeshe. Sipas saj dita ka nisur me reshje shiu, ndërsa priten rrebeshe dhe borë e dendur në vend.
“Dita e sotme ka nisur me reshje veriu pritet të ketë rrebeshe gjatë mëngjesit, në mesditë e vijim reshje me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Një stuhi e fuqishme ciklonare mbetet në Italinë jugore dhe në Adriatik. Stuhia ciklonare i afrohet brigjeve shqiptare, por vetëm kaq, duke bërë që të forcohet era në hapësirat detare dhe territor. Presim sot erë të fortë juglindore dhe lindore. Kjo erë e fortë mban stuhi të fuqishme ciklonare. Dëbora zbret në 800 metra lartësi nga niveli i detit, disa cm. Reshjet e borës janë të izoluara gjatë paradites në skajin verior e verilindje. Më të pakta në juglindje”, tha meteorologia.