Reshjet e borës kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Në Shkallën e Tujanit ka reshje me intensitet më të lartë dhe makinat kanë mbetur të bllokuara.
Ndërkohë, rruga e vjetër për ta kaluar në zonën e Peshkopisë është e hapur. Në të gjithë vendin në terren po punojnë 110 borëpastruese dhe rreth 1100 punonjës.
Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është shfaqur në terren, në afërsi të Xibrit ku thotë se borëpastrueset po punojnë, por e kanë të pamundur ta zhbllokojnë rrugën për shkak të stuhisë së borës.
“Eshtë e pamundur të hapet rruga për shkak të stuhisë. Stuhia do të vazhdojë deri në orën 7 pasdite. Këtu ndodhemi në zonën Xibrit, sapo arrijmë një shkallën e Tuajnit, aty ka një stuhi dhe makinat janë të bllokura. Sa të dalin skuadrat në terren, po presim të qetësohet stuhia pasi nuk mund t’u rrezikojmë jetën”, u shpreh Balluku.