Temperaturat e ajrit janë ulur sërish ditën e sotme, teksa në qytetin e Korçës kanë nisur pas mesnate reshjet e dëborës.
Qyteti jug-lindor është zbardhur teksa në zonat malore reshjet e borës kanë qenë dhe më intensive. Autoritetet po punojnë për kriposjen e akseve dhe mbajtjen hapur të rrugëve kryesore. Reshje dëbore ka pasur edhe në zonën Qafë Plloçë -Korçë- Dogan Kapshticë. Sa i përket temperaturave, mesatarja në Korçë është deri -3 gradë, ndërsa trashësia e borës varion nga 5 në 25 cm.
Shoferët që udhetojnë jug-lindjen këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për cdo të papritur të motit. Korça është një ndër qytetet e rralla qe ofron turizëm në çdo stinë të vitit dhe kohët e fundit ka pasur dyndje vizitorësh pasi çdo fundjavë është bukur ta kalosh në “qytetin e serenatave”.