Bashkia e Vaut të Dejës ka bërë “ndryshimin” në këto zgjedhje të 11 majit.
Tashmë që të gjitha kutitë e kësaj bashkie janë numëruar Partia Socialdemokrate e Tom Doshit është shpallur forcë e parë.
Sipas tabelës së rezultateve, PSD ka marrë 5,951 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 4,698.
Në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2,482 vota në Bashkinë e Vaut të Dejës.












