Pavarësisht se pësoi një humbje katastrofë në zgjedhje, Sali Berisha nuk e ka plan të japë dorëheqjen.
Njësoj siç vepronte Lulzim Basha, edhe Sali Berisha vazhdon “avazin e vjetër” duke thenë se Edi Rama i vodhi votat.
Pas humbjes, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh urgjent të gjithë drejtuesve politik të qarqeve të Partisë Demokratike, duke i kërkuar që të paraqiten sot në orën 20:30 në selinë blu për një takim të jashtëzakonshëm. Në mesazhin e tij, Berisha thekson se pjesëmarrja është e detyrueshme dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim.
Takimi pritet të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë PD pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.












