Bordi i Transparencës ka reaguar duke publikuar çmimet e reja të karburanteve (nafta, benzina e gazi) në vendin tonë të cilat do të hyjnë direkt në fuqi dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.
Bordi i ngritur nga Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar çmimin e naftës e cila nga sot do të kushtojë 208 lekë/litër. Në krahun tjetër, benzina do të kushtojë 189 lekë/litër, kurse gazi do të shitet me 71 lekë/liter.
Çmimet e reja do të hynë në fuqi sot, (datë 17 janar) dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të “BORDIT” që së fundmi Qeveria Rama po diskuton “shkrirjen” e tij në mënyrë që cmimet t’i vendosë tregu dhe konkurrenca.