Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar arrestimin e Ilir Metës.
Sipas Blushit, Ilir Meta ditën e djeshme me kërcënimet e tij “çmontoi” Altin Dumanin i cili më pas braktisi sallën e gjyqit.
“Arrestim politik me urdhër të mafias shqiptare të presidentit të Partisë së Lirisë u konfirmua me indeksin e zbatimit të ligjit. Rama me kryeterroristin Altin Dumani, banda terroriste e Edi Ramës dhe altin dumanit. Meta u arrestua politikisht. Edhe dje e ka çmontuar nga brinjët dum dumanin sic e panë të gjithë shqiptarët duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës të braktiste sallën e gjyqit. Ilir Meta është i arrestuar politik”, u shpreh Tedi Blushi.