Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirilind Daku ndodhet nën hetim nga UEFA për shkak të thirrjeve të tij kundër maqedonasve dhe serbëve.
Pas ngjarjes është klubi i tij, Rubin Kazan ka konfirmuar dënimin e parë ndaj sulmuesit shqiptar. Klubi rus lë të kuptohet se dënimi mund të jetë tepër i rëndë për Mirlind Dakun.
“Sulmuesi Mirlind Daku i lejoi vetes thirrje fyese pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Klubi ynë merr përgjegjësinë për atë që ndodhi. Rubini përfaqëson një ekip shumëkombësh dhe i përmbahet gjithnjë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerje në baza kombëtare, fetare apo racore. Pas kthimit në ambientet e klubit ndaj futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të zhvillohet edhe me lojtarët tjerë për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, njofton Rubin Kazan.












