Meteorologia Lajda Porja tregon se në Tiranë nuk do të ketë reshje dëbore.
Më pas ajo tha se sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta dhe se në veri dhe në verilindja pritet të mos ketë reshje.
Porja tha se nesër temperatura minimale pritet të kapë vlerën e -10 gradë celcius.
“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike”, tha meteorologia.