Nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë këtë qershor, plazhi është kthyer në vendpushimin më të preferuar.
Dyndja e pushuesve vendas e të huaj drejt bregdetit në Vlorë ka krijuar trafik të rënduar në zonën e Skelës e përgjatë Lungomares. Shqipëria po shënon një numër rekord të turistëve që preferojnë bregdetin shqiptar.
Sakaq, edhe plazhi i Durrësit është mbushur nga pushues dhe turistë, të cilët po përpiqen të përballojnë temperaturat e larta. Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga i “nxehti afrikan” duke bërë që temperaturat të arrijnë vlera ekstreme 40-43 gradë celcius.












