Monday, April 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Teprica do të shitet në tregun privat”/ Nisma e re ligjore, Qeveria Rama do të…

by Rilindje
27/04/2026
in POLITIKË
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…

Vetëprodhuesit e energjisë elektrike do të jenë lojtarë të rëndësishëm në treg. Me anë të një projektligji të ri, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon që t’i japë mundësinë të gjithë personave që prodhojnë energji për konsum vetjak përmes diellit-erës, që tepricën jo vetëm ta hedhin në rrjetin publik, por edhe t’ua shesin privatëve.

“Qëllimi i këtij ligji është garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit dhe nevoja për të integruar tregun shqiptar të energjisë elektrike me tregjet e tjera rajonale të energjisë elektrike dhe tregun e integruar evropian të energjisë elektrike.”

Nisma, që do të shfuqizojë ligjin aktual në fuqi, sjell konceptin e ‘klientit aktiv’, që në fakt janë vetë-prodhuesit të cilët, ndryshe nga sa ndodh tani që tepricën e energjisë së gjeneruar e hedhin në rrjet, do të mund ta shesin atë dhe tek klientë të tjerë, përcjell A2 CNN.

“Klient aktiv” është klienti fundor, ose një grup klientësh fundorë që veprojnë së bashku, i cili konsumon ose depoziton energji elektrike të prodhuar brenda ambienteve të tij të vendosura brenda kufijve të caktuar, ose që shet energji elektrike të vetë-prodhuar ose merr pjesë në skemat e fleksibilitetit ose eficencës së energjisë, me kusht që këto veprimtari të mos përbëjnë veprimtarinë e tij kryesore tregtare ose profesionale.”

Nisma nuk ndryshon marrëdhëniet kontraktuale në fuqi të konsumatorëve familjare të cilët do të vazhdojnë ta paguajnë energjinë me çmime të rregulluara nga shteti. Më të mbrojtur do të jenë familjet me pak të ardhura.

“Për qëllimin e përcaktimit të numrit të klientëve familjarë në varfëri energjetike, Ministria përgjegjëse për çështjet sociale, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, ministrinë e Financave, si dhe në konsultim me ERE-n dhe palët e interesuara, harton një tërësi kriteresh, që mund të përfshijnë të ardhurat e ulëta, shpenzimet e larta të të ardhurave të disponueshme për energji dhe efiçencë të dobët energjetike, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Nisma e re ligjore synon më shumë vëmendje edhe matësve inteligjent, për të pasur faturim sa më transparent. Ndryshimet, vijnë edhe si nevojë për t’u përputhur me direktivat e BE-së, por edhe për të krijuar një treg funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike.

NGA KATEGORIA

Ylli Manjani reagon ashpër pas transformimit të Ilir Metës: Kjo pamje është…
POLITIKË

Ylli Manjani reagon ashpër pas transformimit të Ilir Metës: Kjo pamje është…

27/04/2026
POLITIKË

Lajm i Fundit/ Aksident me vdekje në aksin kombëtar, e rëndë…

27/04/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Plas në PS! Rama paralajmëron përjashtimin e Spiropalit: Mos bëj…

27/04/2026
Ilir Meta brenda kafazit, kush janë fjalët e para të ish-presidentit: I turpshëm me…
POLITIKË

Ilir Meta brenda kafazit, kush janë fjalët e para të ish-presidentit: I turpshëm me…

27/04/2026
18 muaj në qeli/ VIDEO: Ilir Meta në kafazin e Gjykatës, shihni sa ka ndryshuar ish-Presidenti…
POLITIKË

18 muaj në qeli/ VIDEO: Ilir Meta në kafazin e Gjykatës, shihni sa ka ndryshuar ish-Presidenti…

27/04/2026
Altin Dumani pas kërkesës të Veliajt për ta transmetuar seancën live: S’ndodh as…
POLITIKË

Altin Dumani pas kërkesës të Veliajt për ta transmetuar seancën live: S’ndodh as…

27/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pas largimit nga BKH/ Aida Hajnaj rikthehet në Policinë e Shtetit! Do të drejtojë…
AKTUALITET

Pas largimit nga BKH/ Aida Hajnaj rikthehet në Policinë e Shtetit! Do të drejtojë…

27/04/2026
Ylli Manjani reagon ashpër pas transformimit të Ilir Metës: Kjo pamje është…
POLITIKË

Ylli Manjani reagon ashpër pas transformimit të Ilir Metës: Kjo pamje është…

27/04/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
POLITIKË

“Teprica do të shitet në tregun privat”/ Nisma e re ligjore, Qeveria Rama do të…

27/04/2026
POLITIKË

Lajm i Fundit/ Aksident me vdekje në aksin kombëtar, e rëndë…

27/04/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Plas në PS! Rama paralajmëron përjashtimin e Spiropalit: Mos bëj…

27/04/2026
Ilir Meta brenda kafazit, kush janë fjalët e para të ish-presidentit: I turpshëm me…
POLITIKË

Ilir Meta brenda kafazit, kush janë fjalët e para të ish-presidentit: I turpshëm me…

27/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!