Situata më e keqe nga moti i keq është në Vlorë. Ky qark është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë përmbytur të gjithë qytetin.
Mediat raportojnë se në një lagje uji merr para tavolinat dhe çadrat e lokaleve. Raportohet për përmbytje të bizneseve si dhe uji po hyn dhe në disa shtëpi. Rruga “Hasan Kushta” rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali” janë përmbytur nga ujërat e shumtë ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve.
Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji. Për të normalizuar situatën është ndërhyrë nga punonjës të shërbimeve të bashkisë Vlorë në hapjen e pusetave dhe kanalizimeve.












