Juristi Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar “tërmet” për të korruptuarit politikë. Spahiu beson se në muajin shkurt, SPAK pritet të kryeje 3 goditje të mëdha ndaj faktorëve të rëndësishëm politik.
Pyetje: Çfarë parashikon që do të ndodh në shkurt?
“Parashikoj që do të ketë 3 goditje të mëdha. Mendoj se që vet SPAK e ndjen që është një institucion i besueshëm tani dhe mund të jenë ndërkombëtarët ja kërkojnë që ata të dalin në publik. Mbrojtja më e mirë që mund të marr SPAK është media dhe publiku. Janë të njëjtët prokurorë që punojnë në kushte dhe rrethana të tjera dhe është shumë pozitive që edhe ata po shfaqin një tjetër anë të medaljes, që ata nuk mund ta bënin të mundur në kushtet e vështira. Unë mendoj se Altin Dumani dhe SPAK nuk kontrollohet nga Edi Rama, por nga SHBA”, tha Spahiu.












