Sizmiologu Edmond Dushi ka folur rreth lëkundjeve të tërmeteve që janë bërë të shpeshta ditët e fundit në Shqipëri.
Një tërmet i fortë u ndie dy ditë më parë në Tiranë me magnitudë 4.4 ndërsa ditën e sotme ka pasur dy pasgoditje me magnitudë më të ulët. Sizmologu tha se duke pasur parasysh historikun e tërmeteve pritet që pas tërmetit kryesor të ketë edhe goditje të tjera 18-20 ditë më pas, por nuk ka nevojë për panik.
“Ne kemi statistika gjithë përfshirëse në të gjithë territorin. Të gjitha seritë tërmetore që ndodhin në zonat perëndimore të vendit zgjasin më shumë se tërmetet në zonën qendrore. Kjo është tregues që do të kemi një zgjatje në vazhdim të kësaj serie tërmetesh. Pa përhapur panik, bazuar mbi të dhënat që ne kemi aktualisht nëse bëjmë llogaritjet mund të llogarisim diku te 18-20 ditë nga tërmeti kryesor i datës 24”, tha sizmiologu.












