Deputeti turk i Partisë AK në Hatay, Hüseyin Yayman tha se dy vëllezërit dhe motra e tyre janë nën rrënoja.
“Dy vëllezërit e mi, gratë e tyre, motra ime, kunati im dhe fëmijët e tyre janë nën rrënoja. Ju lutemi kushtojini vëmendje paralajmërimeve të zyrtarëve. Të gjitha institucionet e shtetit tonë janë në krye të detyrave të tyre. Zoti e ndihmoftë kombin tonë”, ka thënë Yayman.
Si pasojë e lëkundjeve vdekjeprurëse deri tani raportohet se 912 persona kanë humbur jetën dhe 5853 të tjerë kanë mbetur të plagosur.












