Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të gjendjes alarmante të mbeturinave në Shkozet, duke shfaqur pasojat e hedhjes së plehrave dhe shisheve plastike nëpër fusha e rrugë.
Krahas fotove, Rama shfaqet kritik ndaj Shqiptarëve të pasjellshëm që ndotin ambientin duke hedhur plehrat anësh rrugës.
Deklarata e Ramës ka theksuar problematikën e papastërtisë në disa zona, duke nxitur reflektim për qëndrimin ndaj ambientit dhe kujdesin për pastrimin e territorit.
“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrijnë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruan Rama, teksa publikon foton me poshte:













