Arben Ahmetaj nuk i ka kërkuar ndihmë Edi Ramës, referuar deklaratës që kryeministri ka bërë një javë më parë, kur tha se nëse ish-ministri është përfshirë në procedurën e inceneratorëve duhet t’i dalë për zot vetes.
“Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin”, tha Ahmetaj.
Blendi Fevziu: Kur dëgjove Kryeministrin që tha ato fjalë për ty, t’u kujtua Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako?
Arben Ahmetaj: “Kam një rekord, kur ka qenë dhe Bashkim Fino prezent, dhe mua më kujtohen këta ish-kolegë me shumë dhimbje dhe shumë shpesh unë me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare. Por dhimbja që të shoh një ish-koleg në atë situatë është shumë e madhe. Burrat kur lindin dhe bëhen burra, i marrim parasysh të gjitha. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për ndihmë”












