Mark Ruçi, kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Mirditës, është tërhequr nga gara për kryebashkiak.
Në kërkesën e tij, Ruçi shkruan se tërheqja e tij është për arsye personale dhe familjare. Alibeaj mbetet me 15 kandidatë për zgjedhjet lokale.
Kërkesa: “Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datëlindjes, 20.08.1964 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë: Duke qenë kandidat për Kryetar Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arsye personale dhe familjrare me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqem ngagara e zgjedhjeve të “14 Majit 2023”. Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen tim për tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetar Bashkie në Mirditë.”












