Edi Rama ka përgëzuar kandidatin socialist Elton Arbanën i cili kryeson garën duke marrë dyfishin e votave krahasuar me kundërshtarin e tij.
Arbana ka marrë vlerësimin nga kryeministri Edi Rama, pasi Shijaku do të jetë bashkia e radhës që do të konfirmohet e socialistëve.
Janë numeruar 48 nga 54 kuti dhe Arbana kryeson me 8246 vota ose e thene ndryshe 66.16% kurse kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha ka marre vetem 4217 vota ose 33.84%. Tashme kur kane mbetur vetem 6 kuti per tu numeruar Arbana hipotekon fitoren ne bashkine e Shijakut.












