Deputetja Monika Kryemadhi ka sulmuar Tedi Blushin, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.
Kryemadhi theksoi se Blushi e largoi Metën nga shtëpia, i largoi njerëzit nga Partia e Lirisë, duke shtuar me ironi se tani që u bë deputet, nuk e di se çfarë kërkon që të marrë më.
“Nëse do edhe një fustan apo taka të miat ia jap”, tha Kryemadhi me ironi, ndërsa shtoi gjithashtu se Blushi, me takimet e tij me Metën në burg, po bllokon edhe mundësinë për të lejuar fëmijët të shohin të atin.
“Tedi Blushi mori ca kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët në presidencë kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna por e ka akoma nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ca do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf. Të dalë e të flasë njëherë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon dot se ka gruan në punë aty. Ai është izoluar Meta, është një nga të burgosurit më të izoluar në burg, edhe dje nuk e lanë djalin për të hyrë. Pra ky zotëria përpara se të dalë të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, le të dalë të bëjë një deklarata për drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve për ministrinë e Drejtësisë”, tha Kryemadhi.












