Gazetarja dhe njëkohësisht ish-banorja e Big Brother VIP, Rudina Demneri është e njohur për publikun si ‘Paloma’ dhe për karakteri ne saj të fortë.
Paloma ka treguar se ndërsa përpiqej të merrte një deklaratë nga Sali Berisha, kryeministër aso kohe, truprojat e tij e kanë shtyrë dhe e kanë hedhur nga shkallët.
“Ne jemi familje demokratësh. Babi im dhe sot e kësaj dite të mbyt për Berishën, kështu që e kishin një çikë me merak Sali Berishën. Nuk është se u bindesha shumë dhe pyetjeve kur ne e gjurmonim. Mua bodyguardët e Sali Berishës më kanë masakruar. Më kanë hedhur nga 7-8 shkallë. Mesin e kam akoma frakturë, por kanë kaluar sepse janë dhimbje të bukura dhe nuk bëhem pishman”, ka treguar Paloma.
Ndërsa për sherrin me kryeministrin Edi Rama, aso kohe kandidat për t’u zgjedhur kryebashkiak për herë të dytë, Paloma tha se kishte insistuar aq shumë te pyetja e saj sa ai i kishte thënë se do t’ia këpuste kokën me sëpatë.












