Kryeministri Edi Rama ka zbardhur diskutimet me homologen italiane, Georgia Meloni, të cilën e ftoi të kalonte disa ditë pushime në Vlorë, pas ‘bumit’ të turistëve italianë.
Në një intervistë dhënë për median italiane ‘La Stampa’, Rama thotë se fokusi i diskutimeve ka qenë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Një vëmendje të madhe, Rama thotë se ka marrë projekti i ujësjellësit nga Shqipëria në Pulia, që është raportuar shpesh nga mediat italiane.
“Biseduam për projektin e ujësjellësit, të cilin Andreotti dhe Berlusconi e dëshironin tashmë, nga Shqipëria në Puglia. Kjo do të ishte e rëndësishme. Bëhet fjalë për përdorimin e burimeve në Shqipërinë e Jugut për t’i lidhur ato me Italinë. Pastaj, është menaxhimi i rrjetit hekurudhor në Ballkan, i cili duhet të zhvillohet“, shkruan Rama.











