Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës në dyert e Parlamentit.
“Turp të keni! Nuk është kazermë kjo”, kanë thënë deputetët e Partisë Demokratike drejtuar punonjësve të Gardës që nuk i lejonin të hynin brenda në sallën e seancave plenare.
“Hajdeni shtyni të hyjmë të gjithë. Të thërrasim popullin të vijë këtu të hyjmë brenda”, deklaroi deputeti demokrat Asllan Dogjani i cili tentoi të hynte me forcë brenda Parlamentit duke u shtyrë me gardistët.
Kujtojmë se Sekretariati i Etikës ka përjashtuar 19 deputetë të Partisë Demokratike pas trazirave që kishin shkaktuar në komisione parlamentare dhe Parlament në seancat e mëparshme.












